E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

VIDEO/ Berisha në arrest shtëpie, bën ecjen e mëngjesit në tarracën e pallatit

Ish-kryeministri Sali Berisha është parë duke bërë ecje në tarracën e pallatit të tij, pasi prej thuajse një muaji ndodhet në arrest shtëpie.

Kujtojmë që Berisha e ka deklaruar shpesh se del për ecje, duke bërë disa kilometra në ditë. Ai gjithashtu ka pranuar publikisht se është mjafti apasionuar pas notit.

Gjykata e Posaçme la në arrest shtëpie Berishën, pasi ai nuk respektoi masën e vendosur më parë, atë të detyrimit të paraqitjes.

SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Berishës, kërkesë e cila u miratua me 75 vota pro.

Berisha është nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me ish-kompleksin “Partizani. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë