E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ “Benzi” del nga rruga dhe kthehet përmbys, lëndohet shoferi

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht – Miras.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristrade e me pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur pa probleme për jetën drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Devollit për ndihmë mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”

Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë