Kreu i PD, Lulzim Basha hodhi simbolikisht karrigen e pushtetit gjatë një takimi me të rinjtë e Durrësit, për prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike, Luan Hoti.

 

Basha u shpreh se është pikërisht modeli i vjetër ai që nuk e lëshon karrigen, duke e ka katandisur Durrësin e duke penguar përfshirjen e të rinjve në politikë.

 

LULZIM BASHA
KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot, e ka mendjen vetëm te karrigia dhe për hir të kësaj është e gatshme të djegë gjithçka. E kanë katandisur Durrësin, nuk lëshojnë karrgigen, perlën e Adriatikut sepse kanë instaluar një model të vesit, të korrupsionit…’

 

Më tej, Basha u ndal dhe në çështjen e incineratorit të Durrësit për të cilin kërkoi transparencë, përndryshe premtoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

 

LULZIM BASHA
KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE
“6 vjet më parë nisëm denoncimet dhe mund të ishte ndaluar afera e incineratorëve dhe sot dridhen se e dinë se çfarë do ti gjejë. Aferën e Durrësit do ta çojmë deri në fund me të gjitha format e mjetet. Pa transparencë nuk ka zhvillim dhe nuk mund të ketë zhvillim me një project që se di askush si lindi, cila është vlera e tokave, çfarë po marrin në këmbim, sa do fitojë rinia, kampusi që ju kërkoni.. se do askush se model ii vjetër i mban të kyçuar në kasafortë.
Do ua çajmë siç ua çamë kasafortën e incineratorëve.”

 

Sipas Bashës, drejt së ardhmes ecet vetëm duke promovuar rininë e duke lënë mënjanë modelin e vjetër qeverisës.

Kreu i Partisë Demokratike u bëri thirrje durrsakëve që t’i drejtohen kutive të votimit të dielën që vjen, duke e konsideruar votën për kandidatin Hoti si investim për qytetin e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *