E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

VIDEO/ Avokati “kujdeset” për Tahirin, kërkon cigare për ish-ministrin: Çoji nja dy paketa…

Pas vendimit që Apeli i GJKKO dha sot ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg, avokati Maks Haxhia dha një prononcim për mediat, teksa e cilësoi një vendim skandaloz.

 

Reklamë

Para se të jepte një deklaratë para gazetarëve, ai dëgjohet teksa thërret me emër një person, duke i kërkuar që t’i dërgojë dy paketa cigare Saimir Tahirit.

 

Reklamë

Dënimi i Tahirit nis menjëherë pas publikimit të vendimit të formës së prerë.

 

Fillimisht Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë