Mediat britanike kanë publikuar një video të një personi i cili dyshohet se është vrasësi i shqiptarit Flamur Beqiri, i njohur ndryshe si “mbreti i kokainës”.

 

Në video ky person shfaqet i maskuar si një punonjës pastrimi, ndërsa mësohet se për disa ditë me radhë ka vëzhguar nga jashtë shtëpinë e shqiptarit në Londër, deri në momentin e vrasjes.

 

Një ditë tjetër, duke ruajtur shtëpinë përsëri ai shfaqet në video i veshur me një xhup e syze të zeza. Këto pamje i kanë kaluar trupës gjykuese.

 

Anis Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019. Vrasja e shqiptarit dyshohet se erdhi si rezultat i përplasjeve mes bandave kriminale rivale suedeze.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *