E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Arrestohet kampioni i boksit në aeroport

Oleksandr Usyk, kampioni i boksit ka rënë në prangat e policisë. Ai u arrestua në aeroportin e Krakovit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, kampioni absolut i botës ishte nisur për një udhëtim në Valencia të Spanjës, për t’u stërvitur për ndeshjen e tij të radhës me Tyson Fury në Riad më 21 dhjetor.

Sportisti u ndalua më rrethana të paqarta, ku më pas u deklarua se arrestimi i tij ishte një keqkuptim.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërhyri menjëherë në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

Reklamë

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efektive”, shkruajti Usyk në llogarinë e tij në “X”.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë