E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Alarm në aeroportin e Southend në Angli, avioni rrëzohet pak minuta pas ngritjes nga pista

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë. Një avion i vogël u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista.

Policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente.

Reklamë

“Operacionet do të zgjasin për disa orë. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonën gjatë ndërhyrjes,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një avion të vogël me dy motorë, i tipit Beechcraft King Air B200, që kishte si destinacion qytetin Lelystad në Holandë.

Reklamë

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë re të dendura tymi të zi mbi aeroport, ndërsa një dëshmitar okular tha për mediat lokale se “pa një sferë të madhe flakësh” në momentin e përplasjes.

Për momentin, nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në bord dhe as për shkaqet e aksidentit. Hetimet janë në zhvillim të plotë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë