E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/Aksidenti zinxhir me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe më shumë se 50 u lënduan në një aksident rrugor në veriperëndim të Turqisë të enjten, njoftuan mediat lokale.

Aksidenti përfshinte shtatë automjete, duke përfshirë tre autobusë dhe një kamion në autostradën e Marmarasë së Veriut, sipas mediave vendase.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar. Sipas mediave zona ishte e mbuluar me mjegull të dendur.

Guvernatori i provincës Sakarya, ku dhe u regjistrua aksidenti, tha për mediat lokale se 57 persona u lënduan dhe u dërguan në spital.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë