Subscribe

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri, ku një person është aksidentuar në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Gazetari i Vizion Plus, Liman Muça,  bën me dije se gjendja e të plagosurit është mjaft e rëndë. Personi i plagosur ka qenë duke udhëtuar me çiklomotor në momentin që është përplasur nga një makinë.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor po kryejnë hetimet.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *