E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Korçë, përplasen dy makina, marrin para të moshuarin në lulishte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në kryqëzimin e një prej lagjeve periferike të qytetit të Korçës. Përplasja e dy mjeteve mund të ishte kthyer në një ngjarje tejet të rëndë, edhe për atë sepse në momentin e aksidentit ka patur këmbësorë duke lëvizur.

Sipas policisë, njeri nga mjetet duke mos respektuar rregullat e qarkullimit është përplasur me një mjet tip Benz, perplasje që ka çuar në trotuar mjetin aty ku ka pasur persona të shumtë, përfshi dhe një të moshuar qe ishte i ulur në stol, duke e lënë të plagosur

Reklamë

I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës por burime prane këtij spitali bëjnë të ditur se nuk ka rrezik për jetën

Aksidenti ka shkaktuar panik te madh tek të gjithë banorët të cilët kanë vrapuar për ti shpëtuar përplasjes së mundshme.

Më shumë video

Reklamë