E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Aksident hekurudhor në Rusi, treni me 400 pasagjerë del nga shinat, të paktën 22 të plagosur

Të paktën 22 persona janë plagosur sot si pasojë e daljes nga shinat të një treni pasagjerësh në rajonin e Uljanovskut, rreth 900 kilometra në lindje të Moskës. Autoritetet rajonale konfirmuan se nuk ka viktima.

Shtatë vagonë të trenit, që lidh qytetin Çeljabinsk në rajonin e Uraleve me Moskën, dolën nga shinat në këtë aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit, bëri të ditur guvernatori rajonal Aleksei Russkikh.

Reklamë

Ngjarja ndodhi pranë stacionit Briandino, rreth 70 kilometra nga qyteti Uljanovsk. Guvernatori njoftoi përmes një postimi në Telegram se ai vetë është nisur drejt vendngjarjes.

Pamjet e transmetuara nga televizioni rus Vesti tregojnë të paktën dy vagonë të përmbysur pranë shinave, ndërsa në zonë ka pasur mjegull të dendur.

Sipas guvernatorit të rajonit Çeljabinsk, Aleksei Teksler, dy persona kanë pësuar fraktura, ndërsa rreth 20 të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë, kanë marrë lëndime më të lehta.

“ Nuk ka viktima”, theksoi ai.

Një bilanc i mëparshëm raportonte për 7 të plagosur.

Ndërkohë, Komiteti Hetimor i Rusisë ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të sigurisë në transportin hekurudhor dhe ka dërguar hetues në vendin e ngjarjes.

Sipas një zyrtari të kompanisë ruse të hekurudhave (RZD), treni transportonte 412 pasagjerë në momentin e aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë