Tetë automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit.

 

Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier.

 

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, mjetet janë përplasur me njera tjetrën në një kohë kur qarkullimi i automjeteve është i madh.

 

Kështu 2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motorr që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë, por vetëm dëme materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *