E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

VIDEO/ 7 të plagosur në një aksident në Kosovë

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës.

Në aksident janë përfshirë një automjet i vogël dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Reklamë

‘Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Dëshmitar në këtë aksident ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

‘Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren.

Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!’, ka shkruar Hoti në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë