E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ 6 shoferë në Tiranë tentojnë të korruptojnë policët e Rrugores, përfundojnë në pranga

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 6 drejtues mjetesh, të cilët kanë tentuarr të korruptojnë punonjësit e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Reklamë

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë