Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka siguruar videon nga momenti ku rreth 20 adoleshentë përleshen me njëri-tjetrin në Shkodër.
Në pamje, duket një grup të rinjsh që ecin para, duke qëndruar në një “pikë takimi” dhe nga paas vjen grupi tjetër. Fillimisht, është njëri nga adoleshentët që tregon me gisht drejt një tjetri, dhe më pas nis sherri.
Lexo edhe :
Related Posts
Grushtat dhe goditjet me sende të forta vazhdojnë për disa sekonda, ndërsa njëri prej tyre nxjerr thikën dhe qëllon.
Nga ky sherr, janë 3 adoleshentë të lënduar, të cilët janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej të lënduarve janë vëllezër. Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit./vizionplus.tv






