Një prej dëshmitarëve të ngjarjes tronditëse të Tetovës, Ujkan Rahmani ka rrëfyer për emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ momentet e para kur spitalin e kapluan flakët.
Ai tregon se 2 të afërmit e tij që ishin në atë spital ndërruan jetë, ndërsa gjithçka ndodhi në një hark kohor shumë të shkurtër.
Ai tregoi se kur dëgjuan britmat e njerëzve u përpoqën t’i ndihmonin, por për shkak të flakëve, kjo ishte e pamundur.
Deri tani nga tragjedia e Tetoves, raportohen te pakten 14 te vdekur dhe disa te plagosur rende.