Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e sotme në qytetin e Korçës, në lagjen numër 10.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, një person i seksit mashkull është vrarë në rrugë, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në spital..

Lexo edhe :

Related Posts

Në video shihet trupi i shtrirë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shkollës “Raqi Qiranxhi”.

Njoftimi:

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *