Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka lënë në burg 34-vjeçarin Aranit Arapi, i cili u martua me një 14-vjeçare.
Ai akuzohet për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me te mitur.
Lexo edhe :
Related Posts
Arapi ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, ku u njoh dhe me masën.
Ndërkohë që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu. Arapi mbuloi kokën me xhup teksa ishte para gjykatësve dhe kamerave.
Kujtojmë që Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin kryekuq në Divjakë, pasi familjarët e vajzës minorene kishin bërë denoncime të shumta në polici.
34-vjeçari ishte i martuar prej një viti me të miturën, e cila gjithashtu kishte ndaluar të ndiqte dhe shkollën. /vizionplus.tv