E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Video-10 deputetë të PD e shoqëruan në Gjykatë/ Shtyhet seanca për Salianjin

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pasi nuk plotësohej trupi gjykues.

 

Mësohet se seanca do të zhvillohet në 18 korrik në orën 14. Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, ishin 10 deputetë të partisë Demokratike.
Në Gjykatë ishin Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati.

 

Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji do të mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme “Babale”, ku denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

 

Më shumë video