Mesfushori kilian Arturo Vidal nuk po kalon një moment të mirë tek gjigantët spanjoll të Barcelonës.

 

Mosaktivizimi i tepërt i kilianit  nga klubi bleugrana, ka vënë në lëvizje klubin e Juventusit.

 

Juventus kërkon ta shfrytëzojë këtë situatë duke menduar një rikthim të Vidal në Torino.

 

Sipas Corriere dello Sport kiliani mund kthehet gjatë merkatos së janarit pasi trajneri Massimiliano Allegri dëshiron një zëvendësues  në pozicionin e Emre Can.

 

Vidal iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Bayern Munichu për 18 milionë euro. Por, kiliani ka startuar vetëm në dy ndeshje në La Liga nga 12 të mundshme dhe me këtë nuk është aspak i kënaqur.

 

Gjatë tre sezoneve te Zonja e Vjetër ai fitoi katër Scudetto dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *