Victoria Beckham foli për një operacion plastik që ka bërë dhe për të cilin është penduar.

Stilistja e famshme e modës së fundmi u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Allure, ku foli për vlerën e përqafimit të bukurisë së brendshme dhe natyrore.

Beckham, e cila ka katër fëmijë me bashkëshortin David, kujtoi herën e parë kur vajza e saj 12-vjeçare shprehu një pasiguri të sajën.

“Harper tha: “Kam një boshllëk në dhëmbët e mi, mami. Dhe unë e kam këtë hapësirë të vogël këtu,” tha ish-anëtarja e Spice Girl.

“Unë i thashë asaj: “Ky është boshllëku jot me fat.”

Ajo deklaroi se ishte penduar që kishte kryer ndërhyrje në gjoks.

“Të jem e sinqertë, do të doja të mos kisha pasur kurrë implantet.”

49-vjeçarja i hoqi implantet në vitin 2014 dhe që atëherë ka shprehur pendimin e saj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *