E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vicktoria Beckham tregon sekretin e bukurisë

Ajo mund të quhet pa frikë si gruaja kameleon sepse gruaja kameleon që prej vitesh udhëheq industrinë e modës së veshjeve intime, ka ditur që gjatë të 45 viteve të saj të guxojë dhe t’i provojë të gjitha. Ish-Posh Spice është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën, të cilat ndjekin dhe presin me kërshëri risinë e radhës.

 

Por përveçse është një ikonë stili, mamaja e katër fëmijëve pëlqehet shumë edhe për kujdesin që tregon ndaj vetes dhe lëkurës së saj. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira, por edhe trajtimet e ndryshme.

 

Reklamë

Sipas saj, çelësi për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim është konsumimi i sasisë së duhur të yndyrnave (atyre të shëndetshme, sigurisht). Për këtë arsye ajo ha 3-4 avokado në ditë. Avokadot janë një burim i madh i yndyrnave të pangopura dhe të vitaminës E. Konsumimi i mjaftueshëm i këtyre yndyrnave e mban lëkurën të hidratuar dhe elastike. Vitamina E vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ, i cili lidhet me moshën (plakjen)./Living

 

Kështu që, nëse dëshironi një lëkurë si të Victoria-s, bëni mirë t’i shtoni avokadot në menunë tuaj ditore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë