E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Viagra për të mposhtur mungesën e oksigjenit

Bolivia është një vend me lartësi mesatare të konsiderueshme dhe për shumicën e vendeve të tjera të Amerikës së Jugut, një ndeshje kundër Bolivisë në transfertë është një problem i madh, jo në aspektin sportive por në atë atmosferik që ndikon në rendimentin e lojtarëve në fushën e lojës.

 

Së fundi kanë qenë lojtarët e Argjentinës që kanë tentuar të gjejnë një zgjidhje për këtë problem në kuadër të ndeshjes me Bolivinë në La Paz në 3600 metra lartësi. Çdo lojtar i nënkampioneve të botës ka pirë Viagra për të rritur qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit në trup.

 

Ne fakt zgjedhja nuk ishte e imponuar por u mor nga çdo futbollist. Viagra nuk konsiderohet dopuese dhe u përdor në sport për këtë qëllim në 2009 fillimisht nga një përgatitës fizik i Club Blooming, skuadër e Santa Cruz në Bolivi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë