Janë tashmë me qindra telefonatat që mbërrijë brenda 24 orëve në urgjencën kombëtare  për shkak të frikës së përhapjes së koronavirus.

Për secilën telefonatë të qytetarëve të shqetësuar  me simptoma apo shenja klinike të përafërta me virusin Covid 19,  plotësohet një skedë onlinë më të dhënat e pacientit dhe pas pyetjeve, mjeku merr në shqyrtim rastin se si do të procedohet më tej.

Urgjenca kombëtare që nga data 23 shkurt ka marrë mbi 7745 telefonata nga qytetarët në rang vendi dhe po vijon trajnimin e personelit shtesë, kjo për shkak të fluksit në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *