Subscribe

Kjo e enjte shënon një muaj nga rënia e tërmetit shkatërrimtar të 26 nentorit, që goditi vendin, duke lënë pas 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.

Kjo është gjithçka cka mbetur nga pallati në lagjen18 në qytetin e duurrësit pas tërmetiti shkatarrintar.

Në vendin ku ishte pallati 6 katësh, sot një muaj pas lëkundjeve me mangnitudë 6.3 i shkallës rihter, kanë mbetur vetëm gërmadhat.

Shembja e pallatit i mori jetën 7 personave, ndërsa pjesa tjetër fatmirësisht arriti të dalë pa lëndime.

Që pas asaj dite të gjithë banorët e pallatit u sistemuan në hotele dhe shtëpi me qera.

Ndërkohë shumë pallate në qytetin bregdetar që pësuan dëme janë boshatisur. Edhe sot, një muaj më vonë, ka ende banorë që po marrin orenditë e tyre shtëpiake.

Banorët refuzojnë të kthehen në ato shtëpi ku kanë jetuar prej vitesh, pasi tërmeti shembi muret anësore të pallatit.

Ndëkohë në Kryqin e Kuq vijon shpërndaja e ndihmave për të gjithë të prekurit.

Thumana ishte një nga më të prekurat nga tërneti i 26 nëtorit, me 22 viktima që mbeten nën rrënojat e 3 pallateve.

Në këtë zonë edhe sot gjen ende pallate shumë të dëmtuara, të cilat presin vendimin për tu shembur. Në total vetëm në thumanë janë 8 të tilla.

Edhe pse temperaturat janë ulur, në cadrat e vendosura nga shteti vijojnë të qëndrojnë banorë që humbën gjithçka.  Ata ankohen se askush nuk është interesuar për gjendjen e tyre.

Kryetarja e njësisë admistraive thumanë bën me dije se vetën në krujë janë 2040 banesa te demtuara, ndërsa janë shpallur te pabanueshme 701 të tilla.

Edhe në lezhë dëmet ishin të shumta. Ekpertet pas verifikimit shumë pallate i shpallën të pabanueshme dhe i shenjuan me të kuqe.

Ndërkohë, ekspertët ndodhen ende në terren ku po bëjnë verifikimet e fundit. Qeveria synon që të ketë sa më parë një shifër të saktë të dëmeve, për t;ia paraqitur konferences së donatorëve në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *