E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vezë mbi Albin Kurtin

Goditjet me veze qe prej disa muajsh lëvizja Vetëvendosje i kishte rezervuar per politikanet e shumicës, duket se po i kthehen kundër. Kështu ndodhi mëngjesin e kësaj te premteje, kur pre e një sulmi te tille u be lideri historik i lëvizjes, Albin Kurti. Ai u qellua nga dy persona teksa hynte ne ndërtesën e kuvendit. Policia ndërhyri me pas dhe ndaloi njërin nga dy personat. Por lëvizja Vetëvendosje shprehu dyshime se sulmi është kryer nga policia, pasi te ndaluarit po qëndronin pranë pjesëtareve te sigurisë dhe mund te jene police. Edhe vete Kurti foli per nje marrëveshje te forcave te rendit me sulmuesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë