Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Eriol Roshi ka kaluar këtë të mërkurë në filtrat e vettingut.

 

Sipas KPK, Roshi nuk ka probleme me pasurinë pasi të ardhurat e tij janë të justifikueshme.

 

KPK deklaroi gjithashtu se edhe ILDKPI në raportin e depozituar nuk ka konstatuar probleme.

 

Ndërsa sa i përket kriterit të vlerësimit të figurës, KPK, sqaroi se të gjitha proceset gjyqësore të subjektit Eriol Roshi janë të pastra.

 

Por pavarësisht kësaj, KPK evidentoi faktin se ndaj Roshit janë paraqitur tre denoncime.

 

Kurse përfaqësuesi ONM e pyeti subjektin në lidhje me transaksionin e një apartamenti që nuk ishte kryer nëpërmjet bankës.

 

Pyetje që Roshi u përgjigj se ai nuk ka bërë asnjë pagesë pasi ka qenë I ati I tij që e ka blerë dhe se të ardhurat I ka pasur në shtëpi.

 

Vendimi për Roshin do të jepet ditën e nesërme në orën 09:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *