E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vettingu rinis në 6 shtator

Data 6 shtator shënon rifillimin e procesit te Vetingut për gjyqtaret dhe prokuroret. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te zhvilloje ditën e enjte seancën dëgjimore me prokurorin e apelit te Durrësit, Bujar Hoti.

 

Ndërkohë qe shkalla e dyte e Vetingut, Kolegji i Apelimit, ka hedhur shortin për shqyrtimin e rastit te kreut te Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupa e kryesuar nga Ardian Hajdari do te shqyrtoje ankimin e operacionit ndërkombëtar te monitorimit ndaj Bashkim Dedjas.

 

Deri ne fund te vitit pritet qe procesi i Vetingut te përfundojë për te gjithë listën prioritare te gjyqtareve e prokuroreve, për t’i hapur rruge ngritjes se institucioneve te reja si Këshilli i Larte Gjyqësor e Këshilli i Larte i Prokurorisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë