E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vettingu në polici nis në shkurt

Krahas vettingut në drejtësi, brenda muajit shkurt pritet të nisë edhe vettingu në polici. Tashmë është ngritur Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit por në zbatim ky proces mund të hasë probleme.

 

Vettingu në radhët e uniformave blu parashikon që nëse kalojnë “ filtrat ”, në detyrë mund të kthehen edhe ish-punonjësit e liruar, një ftesë kjo që bie ndesh me vetë ligjin e policisë, ku penalizohet çdo ish-efektiv që ka mbi 2 vite jashtë strukturave.

 

Reklamë

Për këtë “ngërç” ligjor shqetësim paraqitën edhe vetë deputetët e mazhorancës në nënkomisionin parlamentar për vettingun në polici ndërkohë që opozita nuk ka dërguar anëtarët e saj duke e cilësuar procesin një farsë.

 

“Komisioni i Jashtëm do vlerësoje të gjithë kërkesat dhe vetëdeklarimet e punonjësve dhe besoj se do realizohet”.

 

Para komisionit të jashtëm të vlerësimit, do dalin të parët 296 drejtues të policisë me grada madhore duke nisur me kryepolicin Ardi Veliu. Vettingu për pastrimin e radhëve të policisë pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 mln euro.

 

 

Më shumë video

Reklamë