Arta Marku mund te vijoje detyren si Prokurore e Pergjithshme e Perkokoshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimir vendosi t’a rikonfirmoje ne detyre ate.
Vendimi i trupes se vetingut erdhi pas hetimit te thelluar, ku nuk u gjeten shkelje apo probleme ne kriterin e pasurise. Po ashtu kryeprokurorja e perkoheshme nuk kishe probleme me figuren morale dhe ate profesionale, dy kritere te rendesishme te procesit te vetingut.
Edhe ne kete seance Marku mungoi. Ajo u perfaqesua nga avokatja Lirime Çukaj, e cila i dha pergjigje shqetesimeve te perfaqesuesit te ONM Theo Jacobs, i cili kritikoi vendimet qe Marku kishte marre per arrest me burg per nje person qe ishte ndaluar ne gjendje te dehur.
Po ashtu, perfaqesuesja ligjore sqaroi edhe levizjen e Markut ne prokurorite e vendit.
Me kete vendim te KPK, Arta Markut i hapet rruga per te kandiduar per mandatin e plote ne krye te Prokurorise shqiptare.