E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vettingu, konfirmohet në detyrë Altin Dumanin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Altin Dumani.

 

Dumani kaloi Vettingun pas hetimit të thellë administrativ bazuar në kriteret e vlerësimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

Reklamë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për kreun e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, ku referuar ILDKPI-së, Dumani ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie.

 

Ndërkohë Dumani është dhe në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë