Subscribe

Organet e Vetingut i janë drejtuar për here te dyte Parlamentit ne harkun kohor te 10 muajve për te kërkuar shtese personeli dhe rritje pagash.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkon te punësojë 16 persona me shume, mes tyre dhe 8 këshilltarë ekonomike nga 4 qe ka aktualisht.

 

Shtese personeli ky institucion kërkon edhe për përkthyes, specialist si dhe pastrues.

 

Ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit kërkon rritje pagash për 6 specialiste. Ne kërkesën drejtuar kuvendit kolegji argumenton se ata duhen trajtuar njësoj si punonjësi specialist i Gjykatës Kushtetuese dhe kjo do ti kushtoje buxhetit te shtetit 1,6 milionë leke.

 

Ne shtatorin e 2017 kur u miratua për here te pare struktura e organeve te Vetingut çështja u kthye ne një debat te forte politik. Mazhoranca vendosi te mos i plotësojë kërkesat e këtyre organeve për paga dhe personel; ndërkohë qe PD, LSI dhe Saimir Tahiri asokohe deputet i PS mbështetën te gjitha kërkesat e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit dhe Kolegjit te Posaçëm te Apelimit.

 

“Unë të bëj thirrje menjëherë të ndalësh këtë ofensivë ndaj Vetingut dhe reformës në drejtësi që ditën e parë. Të bëj thirrje të braktisësh frikën apo subkoshiencën dhe të votosh jo propozimet e mia, ta dinë shqiptarët, ne s kemi sjellë asnjë propozim tonin këtu; ne duam të mbështesim propozimet e komisioneve të Vetingut.”

 

Edi Rama: “Po mirë mo si ka mundësi, ju këtu, të gjithë këtu që vuajtët për Vetingun, që zoti e di se c hoqët derisa e bëtë realitet, jeni mbledhur tani ta mbroni Vetingun nga ne, nga një komplot i madh ndërkohë që as Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit as ata që ju bënë juve të fusni dy këmbë dhe një dorë në një këpucë dhe të vini këtu me dorën tjetër të ngrini kartonin jeshil kur thoshit kurrë, kurrë, kurrë, nuk kanë asnjë problem me këtë”.

 

Kërkesat fillestare te organeve te Vetingut ishin për pagese për vështirësi pune ne nivelin 200% dhe një organike me 185 persona; por parlamenti votoi kundër pagës ne këto nivele ndërsa për organiken vendosi qe ajo do te ishte me vetëm 113 persona.

 

Tashme pritet te shihet nëse shumica do te pranoje kërkesat e reja te organeve te Vetingut; te cilët janë ne qendër te vëmendjes pasi ngritja e organeve te reja te drejtësisë apo funksionimi i organeve ekzistuese varet tërësisht nga ritmi me te cilin do te ece skanimi i prokuroreve dhe gjyqtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *