Opozita i jep fund bojkotit, të martën pritet të jetë pjesë e seancës plenare. Sipas informacioneve bëhet me dije se PD ka gati grupet e punës që po punojnë për përgatitjen e platformës për çlirimin e qeverisjes nga krimi.

 

Kjo është hera e parë që Partia Demokatike dhe aleatët e saj shkojnë në Kuvend pas nisjes së sesionit të ri parlamentar. Burime nga PD bëjnë të ditur se vendimi për të punuar për platformën e opozitës në kryesinë e kuvendit ëshë një zgjedhje simbolike për të treguar vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund prioritetit kryesor të saj – çlirimit të qeverisë nga krimi.

 

Koordinatorët e 4 grupeve të punës së opozitës. Ervin Salianji, kordinator për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.” Enkelejd Alibeaj, kordinator për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin” , Luan Rama, kordinator për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin” dhe Jorida Tabaku, kordinator për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

 

Ndërsa gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e përqendroi vëmendjen tek nisma e opozitës për pastrimin e politikës nga deputetët, qeveritarët, zyrtarët e lartë dhe politikanët e tjerë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *