E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vettingu/ Gjonaj: S’ka kthim pas, opozita e mirëpritur për bashkëpunim

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kundërpërgjigjet opozitës duke thënë se vettingu po funksionon dhe se po pastrohet drejtësia.

 

Përmes një deklarate për mediat, Gjonaj u shpreh se është opozita ajo që nuk e do vettingun, por procesi nuk ka kthim mbrapa. Ministrja i bëri thirrje opozitës për të bashkëpunuar.

 

“Vettingu po funksionin  dhe po pastrohet drejtësia. Vettnigu po kthen shpresën e publikut se dhe ne Shqipëri mund të ketë drejtësi. Sot jemi të gjithë dëshmitarë për progresin e vettingut. Opozita akuzon qeverinë dhe kryeministrin për kapje të drejtësisë. Po si po e kap qeveria drejtësinë? Që opozita nuk e donte vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita kërkon me dëshpërim dhe shkatërrimin e këtij kuadri ligjor kjo është çdo ditë dhe më e qartë. Kthim mbrapa të këtij procesi nuk mund të ketë dhe shantazhet për të kthyer procesin mbrapa nuk mund të funksionojnë. Kërkojmë bashkëpunimin e opozitës për këtë proces”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë