Subscribe

Të enjten e ardhshme do të zhvillohet beteja e fundit ligjore për fatin e ligjit të vettingut. Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet për të shqyrtuar dhe të japë vendimin mbi kërkesën e Unionit të Shoqatës së Gjyqtarëve. Ankimimi konsideron si antikushtetues disa nene, të cilat parashohin kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Pavarësisht kërkesë-padise së Unionit, ekspertët ndërkombëtarë që do të monitorojnë procesin e vetingut mësohet se kanë mbërritur në Tiranë. 7  përfaqësues të gjyqësorit nga vendet e Bashkimit Europian dhe një përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara do të ndjekin të gjithë procesin e vetingut, që pritet të filloje ne muajin tetor.

 

Të gjithë anëtarët e ONM, kanë eksperiencë të gjatë në institucionet e drejtësisë në vende të ndryshime. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të marrin të dhëna për të 800 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut. Gjithashut ata do të japin rekomandime për secilin prej tyre. Vëzhguesit do te qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë kohore prej 5 vitesh, që parashikohet të zgjasë procesi.

 

Ky është grupi i dyte i eksperteve të BE e SHBA që mbërrin në Shqipëri për procesin e rivlerësimit të njerëzve të drejtësisë. Grupi i pare i vëzhguesve afatshkurtër ka mbërritur në Tiranë në muajin shkurt, me objektiv kontrollin e pasurisë dhe të të gjithë aspekteve të tjera të personave që kandidonin për t’u bërë pjesë e institucioneve të vetingut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *