Subscribe

Mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngre dyshime për pasurinë e tij. Gjate seancës dëgjimore, Hoxha mungonte dhe përfaqësohej nga avokati Julian Mertiri.

 

Edhe pse Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë vlerësoi se Hoxha, anëtari i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë, Komisioni i vetting-ut ndërmori një hetim te thelluar, sipas të cilit për apartamentin prej 112 metra katrorë ne Tirane, me vlere rreth 140 mije euro, gjykatësi ka marre nje kredi te bute prej 5 milionë lekësh, ne kushtet kur nuk plotësonte kriteret per nje kredi te tille. Ndërkohë që nuk justifikonte dy shuma, 270 mijë lekë dhe mbi 1.7 milionë lekë.

 

Përfaqësuesi ligjor, argumentoi se paratë janë të justifikuara, ku shuma pre 270 mijë lekësh janë dhurata në dasmën e tij në vitin 2003. Ndërkohë që kredia e butë sipas avokatit, është marrë në përputhje me kriteret ligjore.

 

Vendimi për fatin e gjykatësit Fatmir Hoxha do të merret të enjten, më datë 10 maj. Nesë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do vendosë largimin e tij nga sistemi i drejtësisë, atëherë Gjykata Kushtetuese do të mbetet vetëm me dy anëtarë, Gani Dizdarin dhe kryetarin Bashkim Dedja. Ndërkohë që më herët janë përjashtuar nga sistemi Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj. E vetmja që ka kaluar me sukses vetting-un është Vitore Tusha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *