Subscribe

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë zbatimi i Vettingut, nuk ka nevojë për peticione, por për angazhim institucional. Kreu i grupit parlamentar, Luan Rama ka dalë kundër peticionit të shoqërisë civile, i cili është nënshkruar nga kryeministri Edi Rama, ministra dhe deputetë të PS-së, por jo nga ata të LSI-së.

 

Për Ramën, LSI është pjesë e institucioneve, aty ku jepet kontributi i drejtpërdrejtë dhe konkret politik, në funksion të çka konsiderohet reforma më e rëndësishme legjislative dhe kushtetuese në Shqipëri.

 

Qëndrimi i kreut të grupit kuvendor të LSI-së, vjen një ditë pas publikimit në faqen e internetit të gazetës amerikane “The Hill”, ku theksohet se “Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, shpesh dyshohet se po punon kundër reformës ne prapaskene, edhe pse hiqet si aleat i Rames”. Në shkrim risillet në vëmendje se Meta mbrojti Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pas kritikave të ambasadorit amerikan Donald Lu, duke thënë se Shqipëria nuk duhet te mbikëqyret nga te huajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *