E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vetingu nuk kursen askënd, shkarkohet kryeprokurorja e Kukësit

Procesi i vetingut vijon të “hajë koka” prokurorësh dhe gjykatësish.

Këtë herë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë në Kukës.

KPK e arsyetoi këtë vendim me konstatimin e parregullsive në dosjen e Alketa Nushit në të treja kriteret e Veting-ut, pasuria, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Në raportin e ILDKPI-së për pasurinë,  thuhej se kryeprokurorja e Kukësit kishte burime të ligjshme për pasurinë e saj, por nuk kishte kryer deklarime të sakta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë