E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vetingu në radhët e policisë

Qeveria është e kënaqur me fazen e pare te procesit te vetingut ne radhët e Policisë se Shtetit, Gardës se Republikës dhe Shërbimit te Kontrollit te Brendshëm. Numri dy i ministrisë se brendshme Julian Hodaj i ftuar ne emisionin “7 pa 5” tregoi edhe se janë plot 98 perqind e te gjithë punonjësve qe e kane dorëzuar formularin.

 

Megjithatë sipas zëvendësministrit, tashme mbyllet puna e ministrisë pas procesit e marrin ne dore komisionet e verifikimit me përbërje mikse qe do te vlerësojnë formularët, duke nisur nga 300 zyrtaret kryesore te policisë.

 

Hodaj theksoi se nuk kishte shkaqe qe mund te sillnin probleme ne mbushjen e formularit, pasi thuajse ne çdo drejtori policie kishte grupe mbështetëse me jurist dhe specialist te burimeve njerëzore qe ndihmonin punonjësit e policisë.

Më shumë video

Reklamë