Tashme është zyrtare: Partia Demokratike do ta çoje ligjin e vetingut ne Gjykatën Kushtetuese. Deputetet demokrate kane firmosur gjate mbledhjes se grupit parlamentar kërkesën per shpalljen antikushtetues te ligjit te pare te reformës ne drejtësi. Ligji i vetingut u miratua pa konsensusin e opozitës ne seancën e jashtëzakonshme te 30 gushtit, me presionin e forte te ndërkombëtareve qe këmbengulen qe ky ligj te kalonte sa me shpejt qe te ishte e mundur. Vetingu është nje prej ligjeve me te rëndësishëm te reformës ne drejtësi, pasi parashikon kontrollin e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit per çdo gjyqtar e prokuror te Shqipërisë dhe çdo magjistrat qe nuk kalon vetingun, do te humbase vendin e punës. Pak dite me pare, ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu paralajmëroi Partine Demokratike se ne rast se do te godiste ne Gjykate kete ligj, rrezikonte te shihej si nje force politike qe mbron gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *