Ekspertet ndërkombëtare u kane bere te qarte partive politike parimet qe nuk mund te preken ne procesin e Vetingut. Gjate mbledhjes se komisionit te reformës ne drejtësi, përfaqësuesi i Euralius ndryshe nga opozita, ka theksuar se roli i misionit ndërkombëtar te monitorimit, nuk duhet te reduktohet dhe procesi i vetingut, do te bazohet mbi informacionet qe vijnë nga institucionet ekzistuese, veçanërisht nga Inspektorati i Deklarimit te Pasurive. Por demokrati Oerd Bylykbashi ka zgjedhur te beje nje koment te shkurtër, duke theksuar se nje pjese e vërejtjeve te opozitës është pranuar. Kritikat e demokrateve per procesin e vetingut përqendroheshin tek roli i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, dy organe sipas tyre të kontrolluara nga qeveria. Por socialisti Pandeli Majko ka konfirmuar se te dy keto institucione do te jene pjese e vetingut. Tashme iu takon eksperteve qe te rishkruajnë ligjin e vetingut ne përputhje me vërejtjet e opozitës dhe vlerësimet e eksperteve te Euralius dhe Opdat e me pas do te mblidhet serish komisioni për te shqyrtuar draftin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *