Subscribe

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë vlerësoi se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj rezulton pa asnjë mangësi, por hetimi i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit tregoi se gjykatësja ka probleme me justifikimin e pasurisë.

 

Vendimi do të shpallet  mëngjesin e së mërkurës.

 

Në mbrojtje të gjykatëses Xhoxhaj foli Avokatja e Popullit.

 

Hetimi tregoi se nuk mund të argumentohen pasuritë që konsistojnë në një apartament në Tiranë, një truall 221 metra katrore në Gjirin e Lalzit Ishëm, mbi të cilin ishte ndërtuar një apartament banimi. Po ashtu të pajustifikuara ishin edhe financat e bashkëjetuesit të Xhoxhajt.

 

Por, Altina Xhoxhaj, kërkoi rikonfirmimin në detyrë, duke thënë se pasuria e saj është e justifikuar. Me tone të rritura, ajo tha ne seancë se trupa gjykuese nuk e njeh ligjin.

 

Anila Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që I nënshtrohet vettingut. Më parë gjyqtari Fatos Lulo, u shkarkua pasi nuk justifikonte dot pasurinë, ndërkohë që gjyqtarja Vitore Tusha, e kaloi provën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *