E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vetingu, Edi Rama letër Adriatik Llallës

Partia Socialiste kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve që tashmë ka në grupin e saj parlamentar, por edhe kandidatëve përpara se të vendosë nëse do t’i kandidojë ose jo për mandatin e ardhshëm në 18 qershor. Sipas letrës së dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, mesditën e se premtes, Edi Rama i drejtohet kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke i kërkuar verifikimin bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

 

Rama shkruan, se shpreson që ky verifikim të bëhet përpara datës 29 prill, ditë kur zyrtarisht në KQZ duhet të dorëzohen kandidaturat.

 

Reklamë

Ende nuk është bere e ditur nëse Rama ka përfshirë edhe kandidaturat e mbledhura nga drejtuesit e qarqeve.

 

Sipas shkresës së Ramës, “ky verifikim paraprak ndihmon reciprokisht për të lehtësuar punën voluminoze që duhet bërë nga ana e prokurorisë për verifikimin e kandidaturave të legjislaturës së ardhshme”. Por verifikimi i Llallës nuk do të jetë i vetmi brenda në grupin aktual të deputetëve të PS-së.

 

Lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë miratohet nga Kryesia e PS.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë