E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vetingu, dorëhiqen 44 efektivë policie në Tiranë

44 punonjës të Policisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen. Vendimi është marrë një ditë pas përfundimit të afatit të dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit, në funksion të procesit të vetting-ut në polici. Sipas ligjit për verifikimin e figurës dhe pasurisë së punonjësve të policisë, të gjithë efektivët duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre dhe pasuritë që kanë. Procesi i vetting-ut konsiderohet si një ndër masat kryesore për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjës të korruptuar apo të lidhur me element kriminalë. Pas dorëzimit të formularit të deklarimit, nis faza e verifikimeve. Çdo polic që nuk e kalon këtë proces, do të përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë