Per afro nje ore kryetari i kuvendit Ilir Meta zhvilloi sot pasdite nje takim me liderin e opozitës Lulzim Basha ne ambientet e Kryesisë se Kuvendit. Biseda mes dy politikaneve te rendesishem ka ne qendër rakordimin e qëndrimeve mes palëve per kalimin e 7 ligjeve qe shoqërojnë reformën ne drejtësi, e posaçërisht te Vetingut, i cili ka ne thelb kontrollin e gjyqtareve dhe te prokuroreve. Ne takim Basha shoqërohej nga deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa me Metën ndodhej ministrja e integrimit Klajda Gjosha, si dhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Biseda mes Bashes dhe Metës vjen një dite para mbledhjes se lajmëruar te Komisionit te posaçëm te reformës ne drejtësi. 10 deputetet e Komisionit pritet te shqyrtojnë ne detaje draftet, duke nisur nga projektligji i Vetingut. Por ne çdo rast, parlamenti nuk mund te mblidhet per miratimin e tyre para datës 11 gusht, kohe kur Kushtetuta e re hyn ne fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *