Një shtetas ka gjetur vdekjen ne nje fshat te Lushnjes.

Burime per Vizion Plus bejne me dije se viktima eshte Ndrek Shani.

82 vjecari eshte veteplagosur me arme zjarri ne banesen e vet në fshatin Krutje e Siperme.

Nuk dihet nese ngjarja eshte aksidentale apo jo.

Menjëherë është dërguar drejt spitalit të Lushnjes, po nuk ka mundur dot që të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *