E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vetëvrasjet e fëmijëve nga “Tik Tok”/ Rasti i Italisë “shkundi” botën, heshtje për atë të Shkodrës

Antonela vetëm dhjetë vjeç, humbi jetën pas një lojë të rëndë, në të cilën u përpoq të sfidonte vdekjen me një rrip të shtrënguar rreth qafës së saj. Ajo po xhironte me telefonin e saj celular një provë ekstreme që videoja të përfundonte në “Tik Tok”.

 

Reklamë

Vajza e vogël e një muratori sicilian tronditi Italinë. Babai i saj 33-vjeçar e komentoi hidhërimin e tij, me fjalët: “Nëse do të mundja, do të thyeja botën në këto momente”. Deklarata u bë pasi dhuroi organet e saj, tre fëmijëve italianë, të cilët jetojnë sot falë dëshirës së tij për të shpëtuar jetë.

 

Reklamë

Kjo ngjarje që tronditi Italinë, detyroi “Tik Tok” të mbyllë më shumë se 1 milion e 50 mijë llogari në Itali dhe të marrë masa ekstereme duke e bllokuar aplikacionin për 12 ditë me radhë.

 

Ngjarja që ndodhi janarin e këtij viti i përngjan historisë së minorenit në Shkodër që humbi jetën në majin e këtij viti. Asnjë masë nuk u mor, ngjarja kaloi jashtë vëmendjes së opinionit publik. Në emisionin “Natën e Mirë dhe Paç Fat” në “Vizion Plus”, u diskutua gjerësisht kjo temë, edhe me komentet e specialistëve më të mirë italianë të fushës së psikologjisë.

 

Më shumë video

Reklamë