Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6...

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i FIFA-s mohon...

Plan për të shitur një pjesë të Kupës së...

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja të Drejtorisë...

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në...

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën”...

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje,...

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre...

Vetëvrasja brenda zyrës që tronditi komisariatin, nga sherri për vendin e parkimit, te dënimi i Pjeçit, çfarë ndodhi dje në Durrës

26 Janar 10:05

Komisariati i Durrësit u trondit pasditen e djeshme, kur nënkomisari Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit, brenda zyrës së tij.

Prej disa ditësh ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar nga puna. Ndërsa ditën e djeshme, mësohet se i ishte komunikuar shkarkimi i tij nga posti.

Lexo edhe :

Related Posts

I jepet sot lamtumira nënkomisarit që vrau veten, përlotin miqtë: U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh
Ishte akuzuar nga fqinji për dhunë, detaje të reja nga vetëvrasja e nënkomisarit në Durrës
Nënkomisari u vra me armën e shërbimit në zyrë, Balla: Duhet një komunikim më i hapur dhe më miqësor me çdo punonjës Policie
U vetëvra në komisariat/ Gjithçka nisi për një vend parkimi, Vizion Plus siguron vendimin e gjykatës: Pjeçi u dënua pas sherrit me fqinjin

Shkak për pezullimin u bë një dënim me vendim të formës së prerë për “plagosje të lehtë” për shkak të një konflikti me komshiun për vendin e parkimit.

Si ndodhi ngjarja

Ishin familjarët e Pjeçit ata që njoftuan policinë e Durrësit se kishin humbur kontaktet me familjarin e tyre.

Pas kërkimeve dhe hetimeve, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës u hap me forcë zyra e oficerit të Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili u gjet i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Sot pritet kryerja e një ekspertize, pasi askush nga kolegët e tij në komisariat nuk e kishte dëgjuar krismën e armës.

Pjeçi takoi miqtë dhe kolegët para aktit të rëndë

Para se t’i jepte fund jetës, nënkomisari akoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vet.

Sherri me fqinjin

Burime për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj, bëjnë me dije se shkak për vendimin e Gjykatës, ishte bërë një sherr me grushte mes nënkomisarit Pjeçi dhe fqinjit të tij (ish-polic) dy vite më parë.

Sipas burimeve, pas sherrit mes dy personave, ka qenë fqinji i Pjeçit që ka kallëzuar këtë të fundit në prokurori për plagosje të lehtë.

Ndërkohë që pak javë më parë Gjykata ka dhënë vendimin për Pjeçin duke e dënuar me punë në komunitet, ndërsa pritej edhe shkarkimi i tij nga puna.

Vizion Plus siguron vendimin e Gjykatës

Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi, ka siguruar vendimin e gjykatës së Durrësit, ku zbulohet edhe shkaku për dënimin e nënkomisarit Pjeçi.

Sipas dokumentit Pjeçi u dënua fillimisht me 3 muaj burg, por më pas u konvertua me 40 orë punë në komunitet, për “plagosje të lehtë”.

Pjeçi është dënuar, pas një konflikti fizik me fqinjin e tij.

Sherri kishte nisur për parkimin e makinës, pasi Pjeçi e kishte vendosur mjetin e tij pas makinës së fqinjit.

Ky i fundit i ka kërkuar që të largojë mjetin pasi i bllokon rrugën, dhe më pas ka nisur përplasja fillimisht me sharje dhe më aps fizike, ku të dy kanë pësuar dëmtime.

Në sherr janë përfshirë edhe gratë e dy policëve.

“Referuar ankimit penaltë depozituar në Komisariatin e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari(ankuesi) dhe njëkohësisht i pandehuri ******* në përmbajtjen e të cilaverezulton e provuar se ky i fundit më datën 25.06.2022, rreth orës 15.00 pasi kadalë nga banesa e tij e cila ndodhet në një nga apartamentet tek Pallatit “Fizarmonika”në sektorin e plazhit “Apollonia”, në Lagjen Nr. 13, Durrës për të shkuar dhebërë pazar tek një njësi ushqimore minimarket qe ndodhet aty pranë. Ndërkohë në këto momente ai ka konstatuar se komshiu i tij i pandehuri ******* edhe ky në cilesinë ligjore të personittë dëmtuar dhe ankimuesit të veprës penale, ka hyrë në shesh pushimin epallatit duke parkuar automjetin e tij, pas automjetit të të pandehurit ************** i cili duke parë dhe konstatuar këtë veprim të komshiut te tij tëpandehurit ******* i ka kërkuar këtij të fundit që ta parkonte automjetin etij në një tjetër vend dhe mos t’i bllokonte rrugën, pasi do të lëvizte për pakminuta me automjetin e vet, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.Disa minuta më pas, pasi është kthyer nga minimarketi i pandehuri *******ka konstatuar se komshiu i tij, i pandehuri ******* nuk e kishte hequr apolëvizur automjetin e tij nga vend ku e kishteparkuar disa minuta më parë dhe po qëndronte aty dhe megjithëse *******i i kakërkuar përsëri që mos t’i bllokonte rrugëkalimin për automjetin e tij, ipandehuri ******* i është përgjigjur, sipas deklarimeve dhe shpjegimeve tëtë pandehurit ******* rreth ngjarjes konfiktuale në fjalë me shprehje dheofendime me përmbajtje fyese ndaj tij dhe familjarëve të vet. Ndërkohë gjatëkësaj kohe mes të pandehurve ******* dhe ******* ka nisur një konflikti ashpër fizik, ku secili prej tyre shpjegon dhe deklaron se gjatë këtyremomenteve ata janë qëlluar me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe pjesë të tjeratë trupit të tyre dhe nga këto goditje ata janë gjakosur në fytyrë, ku tëpërfshirë në këtë grindje mes tyre gjatë këtyre momenteve janë përfshirë edhebashkëshortet e tyre dhe konkretisht shtetaset Sedije ******* dhe Shqipe *******, tëcilat pasi kanë bërë të mundur me ndihmën dhe të personave të tjerë për tëndarë nga konflikti bashkëshortët e tyre janëlarguar për në drejtim të banesave të tyre. Ndërkohë disa minuta pas ndodhjes së këtij konflikti fizik mes personavetë sipërcituar, i pandehuri ******* është paraqitur në stacionin e policisëplazh duke njoftuar strukturat e policisë shtetit për konfliktin fizik të ndodhur mes tij dhe të pandehurit ************** dhe disa momente më pas i pandehuri ******* është paraqitur nëSpitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm për dëmtimetfizike të pësuara gjatë ngjarjes konfliktuale të lartpërmendur, të cilat sipaskonkluzionit të arritur në Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr. 210/Epërpiluar nga shërbimi i mjekësisë – ligjore pranë spitalit rajonal Durrës kanërezultuar se: “Dëmtimet e konstatuara tekshtetasi ******* hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë tëpërkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Njëkohësisht në vijim të kryerjes dhe dokumentimit ligjore të veprimevehetimore mbi ngjarjen konfiktuale në fjalë nga oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinëe Rrethit Gjyqësor Durrës është marrë dhe dokumentuar ankimimi si dheproçesverbali i deklarimit mbi rrethanat e kësaj ngjarje konfiktuale edhe tështetasit të dëmtuar dhe njëkohësisht të pandehurit *******, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se gjatë konfliktit fizik me të pandehurin ******* ky ifundit e ka provokuar i pari fillimisht mefjalë dhe shprehje banale dhe ofenduese dhe pak momente më pas e ka qëlluar atëme grusht dhe mjete të tjera të forta në fytyrë dhe në kokë duke i shkaktuarkëtij shtetasi disa dëmtime shëndetësore për të cilat shtetasit ******* ika lindur e domosdoshme për të marrë po atë ditë mjekimin e duhur në SpitalinRajonal Durrës, dëmtime shëndetësore të cilat sipas konkluzionit të arritur nëAktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr 212/E kanë rezultuar si: “Dëmtimetë cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojëhumbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë””, sipas vendimit./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
arben pjeci durres Nënkomisari

Nga e njëjta kategori

Inaugurimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Hita: Investim që do t’u shërbejë drejtpërdrejt edhe qytetarëve

më shumë...

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100 Bashki

më shumë...

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

më shumë...

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:34

Inaugurimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,...

7:59

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet...

7:36

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

7:30

Infatino sqaron “shitjen e Botërorit”! Kreu i...

7:14

Plan për të shitur një pjesë të...

7:11

Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja...

6:33

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60...

6:17

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi...

6:12

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike...

6:09

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama...

5:53

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të...

5:46

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim...

5:39

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë...

5:36

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e...

5:30

“S’mund të largohesh nga detyra vetëm se...

5:24

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë...

5:14

“Prania besnike”/ Rama mbledh drejtuesit politikë të...

5:00

Përfshihet nga flakët magazina në Shkozet

4:52

Dosja SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga...

4:39

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushim...
  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.