E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Vetëvendosje: Thaçi po mbron kishën

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbron Kishën Ortodokse te ndërtuar nga serbet në ambientet e Universitetit të Prishtinës, pasi i frikësohet hetimit të Gjykatës Speciale”. Kjo akuzë është lëshuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, gjatë seancës së kuvendit të thirrur për interpelancën e kryeministrit Mustafa. Kryeministri foli per dy çështje te kërkuara nga opozita, kodin telefonik te Kosovës dhe situatën ne veri te vendit. Kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri akuzoi qeverinë per marrëveshjen me Serbinë, sipas se cilës, Kosova do te kete kodin telefonik 383 dhe kërkoi miratimin e nje rezolute, përmes së cilës të aplikohet kodi telefonik i Shqipërisë edhe për Kosoven. Kryeministri vlerësoi edhe përmirësimin e situatës ne veri te vendit fale edhe dialogut me Serbinë. Por per opozitën, qeveria ka dështuar me veriun, pasi kjo pjese e territorit eshte e pushtuar nga strukturat e paligjshme.

Më shumë video

Reklamë