Ndërsa serbet qe jetojnë ne Kosove po votojnë per Parlamentin e ri, lëvizja Vetëvendosje përmes nje komunikate, ka reaguar per mbajtjen e procesit zgjedhor edhe ne Kosove. Sipas deklaratës, zhvillimi i zgjedhjeve do te thotë nënshtrim i qeverise se Kosovës ndaj asaj te Serbise dhe se Kosova është pjese e Serbisë. Isa Mustafa, ngjan me shume si nje zedhenes i qeverise se Serbisë, sesa kryeministër i nje shteti te pavarur dhe ka legjitimuar praninë e Serbisë dhe pretendimet e saj mbi Kosovën, thekson Vetëvendosja. Per këtë lëvizje, shtrirja e ketij procesi edhe ne territorin e Kosovës është ne kundërshtim te plote me kushtetutën e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *